Kryefaqja

Themelimi i Kompanisë së sotme daton që nga viti 1997 dhe llogaritët si një ndër ndërmarrjet e para të formuara në pronësinë private. Fillimisht me një numër të vogël të  punësuarve. Kompanija e lartëpërmendur posedon dy gurëthyes dhe separacion modern me shumë lloje sitash me një kapacitet voluminoz prej 100m3/h.

 Aktiviteti i kesaj kompanije ka filluar me nënshkrimin e kontratës së parë  për bashkëpunim me kompaninë “KIFER” nga Gjermanija. Me realizimin e  një kontrate të tillë formohen kushtet për investim të përbashkët  për hapjen  e gurëthyesit në afërsi të fshatit Grupçin , komuna e Zhelinës, veprimtari kjo që kompanisë tonë i soli një prodhim të llojllojshëm që gjenë përdorim  më së shumti në sferën e ndërtimtarisë. Kjo kompani bënë minimin e shkëmbijve , grimcimin e gurit gëlqeror të malit, prodhon frakcione të dimenzioneve standard  siq janë : prej 0-4 mm, 4-8 mm, 8-16 mm, dhe 16-31.5 mm si dhe tamponet për shtresat e rrugëve me dimenzionet standard 0-31 dhe 0-63mm.  

 Frakcionet e lartëpërmendura  përdoren kryesishtë ne punët e ndërtimtarisë duke filluar nga betoni, suvatime,fasada suvatime të thata, tampone për shtruarjen e rrugeve dhe autobaneve , shtruarjen e parkingjeve,si dhe fundimin e objekteve te ndryshme me tampon. Kompanija e lartë përmendur pos prodhimit te frakcioneve merret edhe me ndërtimin e objekteve të ndryshme siq janë: rrugë, trotuare, venëdosjen e skajoreve te gjitha llojeve, montimin e plakave të betonit, shesheve dhe parkingjeve. Me mehanizimin tone bejmë zbatimin e puneve te dheut duke filluar nga gërmimet  mbushjet dhe ngjeshja e tyre si dhe transporti i materijalit ndërtimor me  kualitet sipas kushtve të ndërtimtarisë  të parapara me rregullat e R. së Maqedonisë.