Shefki Aliti

Të nderuar   bashkëpunëtorë, konsumatorë  dhe  qytetarë 

Kompania “Makalb kompani”, e cila gjendet në afëersi të fshatit  Grupçin, ju dëshiron mirëseardhje duke u ofruar të gjitha shërbimet për të cilat Ju të nderuar konsumatorë e bashkëpunëtorë, jeni të interesuar dhe keni nevojë.
Të shfletoni dhe lexoni këtë katalog reprezentativ, shpresojmë dhe kemi besim se do të mbeteni të kënaqur nga se, me këtë, keni gjetur bashkëpunëtorin përkatësisht kompaninë e cila me veprimtarinë profesionale, në fushat e veta, u ka qëndruar besnik dhe i përmbajtshëm në ofertat, në marrëveshjet konsultimet dhe në kontratat që i ka pasur me të gjithë klientët e vet.
Kjo kompani, të nderuar bashkëpunëtorë, që nga themelimi, objektiv kryesor ka pasur sigurimin e vlerave përmes ndryshimeve duke shfrytëzuar dhe konsultuar përvojat dhe praktikat më të avancuara nëpër etapa të ndryshme të zhvillimit. Kjo kompani ec me kohën dhe i qëndron besnik kohës, me të vetmin qëllim që klienti të mos pësojë, që ai me punën dhe vizionin e kompanisë sonë të prosperojë.
Kjo arrihet me përgjegjësinë tonë individuale e kolektive duke i kushtuar rëndësi mësimeve dhe vazhdimisht sfidojmë që t’i tejkalojmë metodat e vjetruara të punës nga të cilat kanë pësuar punëtorët, bashkëpunëtorët dhe klientët. Veprimtaria e menagjmentit tonë ec përpara me metodat më bashkëkohore. Ky menagjment përbëhet nga grupe profesionale në projektim dhe ndërtim. Veprimtaria e tyre është e përqëndruar në zgjedhjet bashkëkohore të projekteve dhe gjithmonë i ka tejkaluar dëshirat dhe ëndërrimet e klientit.
Suksesi i kompanisë “Makalb kompani” varet nga përgjegjësia profesionale e punëtorëve të vet. Ata qëndrojnë në krye të përgjegjësive duke vepruar në interesin e rritjes së kualitetit të biznesit me fokusim të përhershëm në ruajtjen e interesit të klientit.
Kompania “Makalb kompani”, me qëllim që t’u qëndrojë besnik kërkesave të klientëve, i ka kushtuar rëndësi të madhe furnizimit dhe pajisjes së kompanisë me makinat më bashkëkohore dhe prestigjioze. Në këtë drejtim, me qëllim të përmirësimit të nivelit të shërbimit, kjo ka bërë investime dhe me to e ka përmirësuar shumë ambientin e veprimtarisë së vet në të gjitha fushat.
Kompania “Makalb kompani”, në krye me pronarin përkatësisht drejtuesin dhe vizionarin shembullor Ing Shefki Aliti dhe bashkëpuntorët e tij profesionalist, objektiv kryesor kanë suksesin e klientit nëpërmes Kompanisë, tek e fundit ky qëllim mbetet ndër objektivat kryesore të Kompanisë.

Gjithmonë jeni të respektuar dhe të mirëseardhur.
Urdhëroni!... Ejani dhe binduni!...

Kontakti: Ing Shefki Aliti Makalb kompani”
Tel:    ++ 389  2  616-419
Fax:    ++ 389 2  616-419
Mob:  ++ 389 2  209-551